Po vjen Bugatti Chiron, kushton mbi dy milionë dollarë [FOTO]

Nëse jeni në kërkim të një automjeti super të shpejtë dhe të personalizuar, ai është gati.Kompania Bugatti ka deklaruar se është gati për të hedhur në treg, Bugatti “Chiron”, një makinë dy milionë dollarëshe, modeli i të cilës ende nuk është bërë publik.

Deri tani, pavarësisht faktit, që nuk ka një pamje të Bugatti Chiron, janë bërë 100 porosi për këtë veturë, transmeton tvklan.al.

Yahoo shkruan se Chiron do prezantohet në muajin mars, gjatë shfaqjes së motorëve. Edhe pse kompania nuk ka njoftuar akoma një çmim zyrtar, flitet që shuma e “Chiron” do jetë rreth 2.4 milionë dollarë. Për të porositur makinën, kërkohet një paradhënie prej 200.000 mijë dollarësh.

“Chiron” është pasardhësi i “Bugatti Veyron”, i cili u hodh në treg në vitin 2005 dhe u bë makina më e shpejtë në planet.

Presidenti i Bugattit, Wolfgang Durheimer, është shprehur se kjo kompani do vazhdojë të prodhojë makinat sportive më luksoze, më të shpejta, më të fuqishme.

“Chiron do të vendosë standarde të reja”, ka thënë ai.
2016-Bugatti-Chiron-interior

scroll to top