Po vjen Mjekrroshi (Video)

Ai është vetëm 21 vjec, jeton në Gjermani por është nga Kosova. Studion gjuhën gjermane, ndërsa dëshirën për vendlindjen e shpreh përmes këngës. ‘’Cka po ndodh n’Kosovë’’ titullohet kënga e tij më e re. Quhet Sadri Hajrizaj ndërsa emrin e artit e ka vendosur Mjekrroshi.

‘’Duke e ditur se jemi një popull i vuajtur nga lufta në Kosovë sot po e shoh se vuajtjet e shqiptarëve nuk kanë mbaruar. E di se e kaluara dhemb shumë por e ardhmja të lëndon, me respekt shumë të madh ndaj familjeve të dëshmorëve dhe vuajtjet e tyre për lirinë e vendit që sot e gëzojmë, ua kushtoj këtë këngë popullit tim të dashur. Cdo njeri don përgjigje por mbështetet tek shpresa se një ditë do të bëhet mirë’’, thekson Mjekrroshi në bisedën e tij për ne.

‘’Muzikën e kam dashur shumë që në moshën 9 vjecare. Si 12 vjecar kam ardhur në Gjermani dhe këtu nuk kam pasur përkrahje. Por prap muzikën nuk e kam lënë është pika ime e dobët’’, shprehet më tej ai.

Po nga emri i artit Mjekrroshi? ‘’Emri Mjekrrosh më lindi nga mendja sepse të gjithë fisi kemi mjekra të mëdhaja, e kam fjalën për babain, gjyshin, axhallarët, të gjithë jemi mjekrosha. Duke menduar se emri Mjekrrosh është emër që tregon bujari dhe trimëri, pra burrë i vërtetë’’, thekson ai.

scroll to top