Pogba shumë pranë rikthimit: Po ndihem mirë

pogba.jpg

Paul Pogba i ka përshpejtuar stërvitjet për ta fituar kondicionin dhe fuqinë dhe ka thënë se po ndihet mirë në përpjekjet e tij për t’u riaftësuar, një muaj pas operimit në nyjën e këmbës.

Mesfushori i Manchester Unitedit është duke punuar për ta rifituar kondicionin në Angli, pasi nuk mori pjesë në kampion stërvitor të klubit në mot të ngrohtë në Spanjë, në mënyrë që ta vazhdojë rehabilitimin, transmeton Gazeta Express.

Pogba nuk është paraqitur për Unitedin që prej muajit dhjetor dhe shpreson se do të jetë në gjendje fizike për ta bërë një gjë të tillë kundër Chelseat më 17 shkurt.

Ai e postoi një video në Instagram, në të cilën dëgjohet duke thënë: Katër javë pas lëndimit, po ndihem mirë”.

26-vjeçari e luajti çdo ndeshje në gusht para se të pësonte probleme me nyjën, të cilat e kanë lënë jashtë fushës së lojës për tre muaj. Ai u lëndua sërish pas rikthimit nga lëndimi në dhjetor dhe u detyrua t’i ndërhyjë operacionit në fillim të vitit. /Gazeta Express/

scroll to top