Policia arrestoi sulmuesin që therri në fyt gostivarasin!

Sipas informative të SPB Tetovë rreth incidentit të mbrëmbshëm në Gostivar, 21 vjecari me inicialet A.J nga Gostivari me thikë i ka lënduar dy persona: F.F 30 vjecar si dhe M.B 23 vjecar që të dy nga Gostivari”.

Gjatë kësaj zënke, sulmuesi e ka prerë në fyt 30 vjecarin ndërsa 23 vjecarit I ka shkaktuar lëndime në dorën e djathtë. Të lënduarit fillimisht kanë marë ndihmë mjeksore në spitalin e Gostivarit ndërsa më pas janë transferuar për në klinikat e shkupit. Pas asistencës mjeksore që e kanë marrë atje, gjendja e tyre shëndetësore dukshëm është stabilizuar.

Gjatë kësaj zënke, më lehtë është lënduar edhe një person tjetër. Nga Policia thonë se sulmuesi është arrestuar shpejtë pasi e ka kryer veprën dhe është mbajtur në stacionin policor, ndërsa në koordinim me prokurorin publik , ndaj tij do të ngriten akuza adekuate për veprën e kryer.

Në vendin e ngjarjes është kryer inspektim dhe aktualisht po punohet drejt zbardhjes së arsyeve që kanë cuar deri në këtë zënkë me shumë pasoja.

scroll to top