Policia në kërkim të muxhahedinit Muhaxheri në fshatrat e Shkupit

Mediume serbe, kosovare dhe maqedone publikuan se njëri nga xhihadistët më të kërkuar shqiptar mund të ishte fshehur në nëj vendbanim në periferi të Shkupit.
Policia maqedonase tash e ca ditë është në ndjekje e sipër në kërkim të Lavdrim Muhaxherit, icili sipas shërbimit të intelegjencës mund të ishte strehuar në fshatrat që e rrethojnë Shkupin, jo zyrtarisht konfirmojnë burime policore për Telegraf.

Policia ende nuk e ka identifikuar, por nga ajo që bëhet e ditur se Muhaxheri para një jave ka hyrë në Maqedoni bashkë me shtatë xhihadistë të tjerë, ku në mesin e tyre është edhe bashkëpunëtori i tij më i ngushtë Ridvan Haqifi. Muhaxheri tashë më sic raportohet nga mediumet qarkullon me emër të ri Boban Depic.

scroll to top