Porsche sjell prodhimin e ri, mahnitës (Foto)

Tani që “Porsche” përfundimisht është sipër hierarkisë së “911/Cayman/Boxster”, gjëra të mrekullueshme po ndodhin në “Zuffenhausen”. Në rast se modeli i ri “2016 Porsche Boxster Spyder”, vjen i “papenguar” është pak i mbivlerësuar, së fundmi i krahasuar me mikun e vet stabil, modelin “Cayman GT4”. Modeli “Boxster Spyder” shkul hiç më pak se motorin prej 3.8 litra nga “911 Carrera S”, që prodhon 375 kuaj fuqi. Për ata që i shikojnë rekordet, kjo për 35 kuaj fuqi është më shumë se sa te “Cayman GTS”. Kjo veturë fluturuese shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e arrin për 4.3 sekonda, si dhe mund ta arrijë një shpejtësi maksimale prej 289 kilometra në orë. Me 29 kilogramë më pak sesa “Boxster GTS”, modeli i ri “Spyder” i ruan ato kilogramë dhe ofron më shumë shpejtësi, si dhe duhet cekur që lehtësia vjen, pasi që është e pajisur nga magnezi, alumini dhe format plastike, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

2016 Porsche Boxster Spyder Rear Three Quarter In Motion 06

Një pako standarde “Sport Chrono’ përfshinë transmision më dinamik. Për ta hapur kulmin e tij ju nevojitet vetëm një prekje në një buton. Sidomos duhet cekur butonin e quajtur “Sport Exhaust” (i cili po ashtu aktivizon edhe modën “Sport” dhe atë “Sport Plus”), motorin prej 3.8-litra, që ofron shumë shpejtësi dhe fuqi. Shpejtësia dhe transmisioni më së miri përshtaten në modelin e “Sport Plus”. Një pjesë e madhe e meritave për stabilitet dhe shpejt si u takon edhe gomave të prapme, që janë prej 26.67 centimetra.

Po ashtu posedon edhe një shasi të bukur dhe shumë komunikuese. Rrugët e bukura dhe ato në natyrë, janë vendi ku kjo veturë e tregon hijeshinë dhe shpejtësinë e vet, shpejtësinë q të qenët një veturë sportive. Modeli “Spyder” është një veturë e këndshme për distanca të largëta, përkundër faktit se era mundet të fryjë mbi kokën tuaj. Nën qiellin e kaltër dhe në temperatura të larta, do të ndihet si një shpirt mekanik. Të josh shumë kur e vozisni shpejtë.

2016 Porsche Boxster Spyder Interior View

Specifikat e “2016 PORSCHE BOXSTER SPYDER”

Në shitje: Tani

Çmimi bazë: 75.951 euro

Motori:  3.8 Litra, DOHC 24-valvula, 375 kuaj fuqi në 6,700 rrotullime për minutë

Transmisioni: 6-shpejtësi manual

Planifikimi:  2-dyer, 2-pasagjerë, “RWD convertible”

Baza ndër-boshtore:  247.396 centimetra

Pesha: 1.314 kilogramë.

Nga zero deri në 100 kilometra në orë: 4.3 sekonda

Shpejtësia maksimale: 304 kmh.

2016-porsche-boxster-spyder-rear-end-in-motion2016-porsche-boxster-spyder-interior-view2016-porsche-boxster-spyder-rear-three-quarter-in-motion-06auto_keee1451032420

scroll to top