Potenciali turistik i Maqedonisë prezentohet para tur operatorëve britanikë

Travel Weekly Destination Showcase. Photo by Steve Dunlop +447762084057 steve@stevedunlop.com

Tur operatorë dhe agjenci turistike nga Britania u njoftuan me kapacitetet turistike dhe potencialet e Maqedonisë në ngjarjen njëditore Travel Weekly Destination Showcase e organizuar nga grupacioni anglez Travel Weekly.

Siç kumtoi Agjencia për promovimin dhe mbështetjen e turizmit të RM-së, janë realizuar takime me më shumë se 80 tur-operatorë dhe punonjës turistik të Mbretërisë së Bashkuar, para së cilëve u prezentua potenciali turistik i vendit në 15 minuta takime të biznesit.

Mundësia për promovim e mundësuar nga Travel Weekly do të thotë prezentimi i Maqedonisë para publikut të selektuar, por edhe lojë shpërblyese në të cilën agjencia turistike Kompas Shkup ndau një fundjavë në Maqedoni me qëllim të njoftimit më të mirë të vendit, theksojnë nga Agjencia për promovimin dhe mbështetjen e turizmit.

Ideja e ngjarjeve të këtij lloji në të cilat merr pjesë Maqedonia është t’i afrohet opinionit britanik me ndërmjetësimin e grupacionit prestigjioz Travel Weekly, e cila industri turistike e animon – rrjetëzon dhe informon përmes magazinës prestigjioze, edicionit të internetit dhe shërbimeve të biznesit të cilat i ofron.

Agjencia për promovimin dhe mbështetjen e turizmit sivjet organizon një sërë ngjarjes për promovimin e Maqedonisë para opinionit britanik, ndërsa njëherësh edhe brendimin e vendit në Angli si destinacion i cili mund të ofrojë përvojë unike.

scroll to top