Presidenti Ivanov në Bruksel në takim me kryetarin e KE-së, Donald Tusk

Presidenti Ivanov së bashku me presidentin e Republikës së Serbisë, Tomisllav Nikoliq, do të mbajnë takim me kryetarin e Këshillit Evropian Donald Tusk, në të cilën do të bisedohet për gjendjet aktuale lidhur me krizën migruese dhe të refugjatëve, si dhe për integrimin e Republikës së Maqedonisë dhe rajonit në Bashkimin Evropian, kumtoi kabineti i presidentit të Maqedonisë.
Në delegacionin e udhëhequr nga presidenti Ivanov është edhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Poposki.
scroll to top