Sport

Pritet shkëmbimi Dybala-Icardi

Juventusi dhe Paris Saint-Germain janë duke e menduar një shkëmbim kokë më kokë, Paulo Dybala-Mauro Icardi, sipas mediave italiane.

Mauro Icardi mund të rikthehet në Serie A duke iu bashkuar Juventusit, ndërsa Paulo Dybala mund të kalojë në Paris Saint-Germain, në një marrëveshje shkëmbimi mes dy klubeve, transmeton Gazeta Express.

Pas një viti në kryeqytetin francez, Icardi mund t’i bashkohet Juves, rivalit të madh të ish-klubit të vet, Inter.

E ardhmja e Dybalas në Juventus është shumë e pasigurt dhe marrëveshja e tij me klubin mbaron në verën e vitit të ardhshëm

Prandaj, bardhezinjtë po mendojnë të përfitojnë nga largimi i tij i mundshëm këtë verë, në mënyrë që mos ta humbasin verën e ardhshme pa asnjë qindarkë.

/Gazeta Express/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button