Pritja mori fund, Fahriye dhe Burak bëhen prindër për herë të parë

kemal2.jpg

Edhe pse lindja ishte parashikuar më 20 prill, djali i çiftit të famshëm të aktorëve, Fahriye Evcen dhe Burak Özçivit, ka përshëndetur botën.

Siç shkruajnë mediat turke, fëmija erdhi në jetë nga një lindje natyrale dhe gëzon shëndet të plotë.

Peshon plot 3 kg e 670, si dhe ka një gjatësi 52 cm.

Karan është emri me të cilin çifti e kanë pagëzuar të birin dhe këtë e kishin konfirmuar edhe pak ditë më parë për mediat.

Karan lindi në një spital privat në Nisantas të Stambollit.

Fahriye Evcen kishte zgjedhur që të kishte lindje natyrale si për shëndetin e saj, ashtu edhe për atë të fëmijës. Nënë e bir gëzojnë shëndet të plotë.

Burak Özçivit, i cili nuk e la vetëm bashkëshorten gjatë pritjes së ëmbël, ka ndarë me të gjithë emocionet e statusit të ri që sapo ka fituar.

Jo vetëm që nuk u përmbajt dot nga emocionet, por edhe nuk i mbajti dot lotët ndërsa mori në krahë për herë të parë të birin, shtojnë mediat turke.

scroll to top