Problemi Turqi- Irak mund të bartet tek Këshilli i Sigurimit pranë OKB-së

Kryeministri irakian Hajder Abadi ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme që të dërgojë një ankesë oficiale deri tek Këshilli i Sigurimit pranë O.K.B-së për shkak të depërtimit dhe stacionimit të trupave turke në pjesën veriore të vendit.

Abadi kërkoi nga KS që t`i urdhërojë Turqisë tërheqjen e trupave të saj nga territori irakian, ndërsa në të njejtën kohë pesidenti turk Erdogan përsëriti se vendi i tij nuk do të tërheqë forcat edhepse Bagdadi dëshiron këtë gjë.

“ Ushtarët e stacionuar nuk janë të përfshirë në luftime por janë mbrotje për instruktorët turk që janë duke trajnuar forcat kurde dhe irakiane” tha Erdogan, duke bërë me të ditur se turqit janë aty për të qëndruar.

scroll to top