Procedura kundërvajtëse kundër TV Nova, Alsat-M dhe 24 Vesti

mediat.jpg

Agjencia për Audio dhe Audiovizuale Mediale (ASHAAM) në bazë të raporteve nga monitorimi i kryer mbi raportimin zgjedhor medial inicoi procedura kundërvajtëse kundër TV Nova, TV Alsat-M dhe TV 24 Vesti.

 

Siç informojnë nga ASHAAM, procedurat kundërvajtëse janë inicuar për shkak të tejkalimit të limitit për reklamim të paguar politik.

 

“Monitorim mbi TV Alsat-M tregoi se më 26 dhe 28 shtator në një orë reale program të emituar, është ndarë më shumë se koha e lejuar ligjore për partitë politike në Kuvendin e RM-së që nuk kanë grup të deputetëve. Me mbikëqyrjen, ndërkaq, mbi TV Nova, që ka të bëjë më 28 shtator dhe 1 tetor është konfirmuar se në një orë reale programi i emetuar është emetuar më shumë nga koha e lejuar për partitë politike në opozitë. Procedura kundërvajtëse për TV 24 Vesti është ngritur për shkak të mosrespektimit të rregullave për shpalljen e rezultateve nga hulumtimi i mendimit publik në shtojcën të titulluar “Dita e shtatë e fushatës për Zgjedhjet lokale”, zë emetuar më 1 tetor” kumtoi ASHAAM.

 

Raportet nga monitorimi i radiodifuzerëve mund të shihen në ueb-faqen e Agjencisë www.avmu.mk.

scroll to top