Propozimi i Grubit për regjistrimin

grubii.jpg

Ndonëse nuk është zyrtarizuar, propozimi i Entit Shtetëror për Statistika që në regjistrimin e popullsisë të mos ketë grafë për përkatësinë etnike, por vetëm gjuhësore, ka alarmuar opozitën shqiptare.

Por, propozimi i Entit të Statistikave gjithsesi nuk ka as mbështetjen e partive shqiptare në pushtet.

“Vlerësoj që duhet të bëjmë përpjekje t’i shmangemi politizimit, partizimit dhe etnizimit të procesit të regjistrimit dhe të bëjmë një proces siç është në vendet skandinave le të themi, të kemi një data-bazë të të dhënave të të gjithë shtetasve”, ka thënë Artan Grubi, deputet nga BDI, njofton Alsat-M.

Ndryshe, regjistrimi i popullsisë do të bëhet në prill të vitit 2020. Ligji për regjistrim pritet të kalojë në Qeveri deri në fund të këtij viti dhe të miratohet në Kuvend vitin e ardhshëm.

scroll to top