Protestë para Gjykatës për mbështetje të Gruevskit

Para Gjykatës Themelore zhvillohet protestë ku kërkohet drejtësi për ish kryeministrin dhe ish kreun e opozitares VMRO- DPMNE, Nikolla Gruevski.

Protesta është thirrur që prej disa ditësh në rrjetin social Facebook nga grupe qytetarësh dhe simpatizues të ish kryeministrit Gruevski. Organizatorët e protestës kanë bërë thirrje që protesta të zhvillohet në mënyrë paqësore. Rrugët para gjykatës janë të bllokuara prej disa orësh dhe vërehen forca policore.

scroll to top