Protestë sot në Shkup kundër zyrtarizimit të gjuhës shqipe

protestat-shkup.jpg

Forcat e Bashkuara Maqedonase (FBM) edhe shoqata “Tvrdokorni”, përfshi disa shoqata tjera, për sot në ora 13:00 kanë paralajmëruar protestë para Kuvendit të Maqedonisë

Protesta e thirrur është kundër siç thonë ”dygjuhësisë dhe shqiptarizimit të Maqedonisë”.

Sipas tyre, dygjuhësia është humbje e karakterit maqedonas të shtetit dhe se humbet vetë shteti. Ata akuzojnë se me dygjuhësi Maqedonia bëhet shteti i tretë shqiptar në Ballkan.

Ja si mendojnë qytetarët “Pro et contra”

Përdorimi i gjuhës shqipe pas miratimit të ndryshimeve ligjore, në institucionet shtetërore, në një nivel më të avancuar deti tani, pritet nga qytetarët në mënyra të ndryshme, varësisht etnisë se cilës ata i takojnë.

Maqedonasit

“Unë vetëm një gjë e di. Kjo është Maqedoni, dhe duhet te flitet në gjuhën maqedonase. Lirisht të gjithë mund të flasin në gjuhën e tyre, mirëpo ajo është mes atyre, ndersa gjuhë zyrtare duhet te jete vetem gjuha maqedonase dhe vetem maqedonisht të flitet”…

“Nuk e di sa është e nevojshme një gjë e tillë. Aty ku ka nevoj eshtë në rregull mirëpo aty ku nuk ka nevoj nuk shoh ndonjë arsye”…

“Aty ku janë mbi 20 %, është logjike të flasin dhe të ketë dygjuhësi, mirëpo aty ku do të jenë nën 20 %, sipas meje, nuk do të duhej të ketë dygjuhësi, si për shembull në Strumicë Berovë, apo vende të tjera, ku nuk ka më shumë se 20%”, thanë qytetarët e anketuar.

Shqiptarët

“Sa kam dëgjuar në lajme gjuha, shqipe do të jetë gjuhë e dytë zyrtare dhe mendoj se është dicka reale, objective, pasi ashtu edhe duhet te jetë për popullin shqiptar. Shqiptarët nuk kanë ardhur prej diku, kjo është gjuha e tyre, toka e tyre dhe duhet ti kenë te drejtat e barabarta me palën tjeter”…

“Jam duke dëgjuar në lajme dhe ai ligj do të votohet. Ne patjetër duhet të dimë gjuhën maqedonase por edhe ata duhet ta dinë gjuhën tonë”, thanë qytetarët e anketuar.

“Ligjet në Maqedoni, edhe më herët kanë avancuar përdorimin e shqipes, por institucionet nuk i kanë respektuar ligjet deri tani.”

“Gjuhën shqipe ne e flasim vetëm në shtepi. Në istitucione askund nuk flitet askund nuk respektohet. Ne e dimë se ligji në Parlament miratohet por nuk zbatohet, e gjithë kjo planifikohet mirëpo nuk zbatohet”…

“Siç dëgjova në lajme, gjuha shqipe në mardhëniet ndërkombëtare, nuk guxon të përdoret. Më tëper është për perdorim të mbrendshëm. Askush nuk mund të ma ndalojë mua gjuhën e nënës ta flas… Avancim patjeter do të ketë po avancohet edhe ai i cili gjoja po na lejon me fol shqip”, thanë qytetarët e anketuar.

Ligji për gjuhët, tashmë pret edhe një herë votën e deputetëve, pas vendimit të presidentit Ivanov, që të mos e dekretojë të njejtin.

scroll to top