Pse duhet të ecim 10.000 hapa në ditë?

Kolegji Amerikan i Mjekësisë Sportive rekomandon 10.000 hapa në ditë për të arritur rezultate pozitive për shëndetin. A është me të vërtetë kështu?
Personat sedentar kanë shprehi të dëmshme për shëndetin, siç është shikimi i tepërt i TV-së, qëndrimi në kompjuter apo telefon mobil dhe nuk i bëjnë 30 minutat e famshme të aktivitet fizik më intensitet mesatar të paktën 5 herë në javë.

Pse duhet të jenë 10.000 hapa në ditë? Cila është teoria pas këtij rekomandimi? A është ky rekomandim i bazuar në të arritura shkencore?

Në vitet e 60-ta të shekullit të kaluar, në një klub të ecjes në Japoni, ekzistonte një pedometër i cili ishte i programuar të numëronte maksimalisht 10.000 hapa dhe kjo në bazë të rekomandimit të një mjeku japonez i cili kishte konstatuar se 10.000 hapa në ditë janë të mjaftueshëm për të djegur kaloritë e konsumuara gjatë ditës dhe për të mbajtur bilancin marrje-shpenzim të kalorive.

Pyetja është se a funksionin në të vërtetë ky konstatim apo ka mbetur një mit nga kjo kohë kur ekzistonin pedometra të tillë?

Në fakt përgjigja është PO, studimet e fundit në këtë drejtim tregojnë se arritja e këtij numri të hapave në ditë ndihmon në uljen e sheqerit në gjak dhe uljen e tensionit të gjakut. Një studim tjetër i performuar në Australi tregon se grumbullimi i 10.000 hapave në ditë e përmirëson funksionin e trurit dhe nivelin e fitnesit fizik në përgjithësi për rreth 2%.

Në anën tjetër ka rekomandime të cilat tregojnë se përfitimet në aspketin shëndetësor mund të arrihen edhe me vetëm 8.000 hapa në ditë.

Sido që të jetë, kjo nuk do të thotë që pas grumbullimit të këtyre hapave në bazë ditore ne mund të ulemi dhe të shikojmë TV lirshëm dhe të konsumojmë çfarëdo ushqimi që na del para! Rekomandohet që për të përfituar sa më shumë nga dobitë e aktivizimit fizikisht duhet që në çdo kohë të tentojmë t’i evitojmë shprehitë sedentare dhe gjithmonë kur na ipet mundësia t’i përdorim shkallët dhe jo liftin, të ngrihemi në këmbë dhe të lëvizim për disa minuta në vend se të qëndrojmë të shtrirë gjatë tërë kohës, të ecim për në punë ose të udhëtojmë më ndonjë mjet tjetër i cili na ngarkon fizikisht e shumë forma tjera të aktivizimit, varësisht nga detyrimet të cilat secili individ lidhet ngushtë me to në jetën e përditshme…

scroll to top