Pse llapjanët bëjnë shpesh be’ në Kuran?

KURAN.jpg
Përbetimi në Kuran nuk është askund më i përdorur në Kosovë se në Podujevë e rrethinë.
Llapjanët thonë se janë ndjekësit më të mëdhenj në Kosovë të këshillave të librit të shenjtë. Kështu të paktën, krijohet përshtypja nga arsyet që i japin lidhur me këtë traditë të bërjes be.
“Moti na ka mbet”, thotë një banor.
“Është libër i shenjtë dhe gjaqet janë pajtuar kur është bërë be’ në Kuran”, thotë një tjetër.
Ndërsa, imami i Xhamisë së Vjetër, Imri Llugaliu, shprehet se kur llapjanët nuk mund të zgjidhnin probleme, ua sillnin Kuranin për t’u betuar në të. Ndërkaq, shton se kjo nuk ndalohet as me fe.
scroll to top