PSG me një plan maestral për të penguar transferimin e Mbappe te Real Madridi

mbappe.jpg

Paris Saint Germain nuk do të heqin dorë lehtë nga shërbimet e Kylian Mbappe.

Ylli francez, Mbappe, është në mesin e lojtarëve më të mirë në botë, dhe kjo bën që vëmendja për të të jetë shumë e madhe.

Së fundmi, lojtari lidhet me një transferim të mundshëm te Real Madridi, transferim ky që thuhet se do të finalizohet gjatë verës. Por, PSG kanë një plan për ta penguar një lëvizje të tillë.

‘AS’ zbulon se PSG është duke menduar për ofertën tërheqëse që do t’i bëjë francezit, për ta bindur atë që të qëndrojë në Paris, transmeton lajmi.net.

Thuhet se lojtari do të ketë rritje në pagë, duke bërë që ai të fitojë rreth 50 milionë euro (pas taksave) për sezon.

Me këto shifra, Mbappe do të ishte në nivelin e dyshes Lionel Messi – Cristiano Ronaldo. Kjo do ta bëjë lojtarin ta rimendojë edhe një herë një lëvizje të mundshme drejt ‘Santiago Bernabeut’.

scroll to top