Psikopat apo Sociopat, cili është dallimi? (VIDEO)

Termet “psikopat” dhe “sociopat” shpesh përdoren sikur sinonime, por ndërmjet tyre ekziston një dallim i dukshëm.
Xhek Pement nga Universiteti në Misisipi, në revistën “Agresioni dhe sjellja e dhunshme” shkruan që “psikopatia është çrregullim që lidhet me një sjellje të caktuar”. Ky është shpesh një çrregullim biologjik, duke marrë parasysh që psikpatët kanë abnormalitete në trurin e tyre.

Shumë pjesë të trurit që lidhen me empatinë nuk reagojnë në situata emotive tek psikopatët. Përveç kësaj, psikopatët reagojnë ndryshe (më intenzivisht) ndaj shpërblimeve, në krahasim me shumicën e njerëzve.

Nga ana tjetër, sociopatët i kanë karakteristikat si manipulimi dhe moskujdesi ndaj ndjenjave të të tjerëve, por jo për shkak të mungesës së ndjenjës për moral sikur tek psikopatët. Busulla e tyre për moral ndoshta është pak e zhvendosur. Kjo mund të jetë e lidhur me sistemin e besimit.

scroll to top