Publikohen detaje të reja të “bishës” Mercedes-AMG E63

Detaje të reja kanë nisur të publikohen për modelin e shumëpritur Mercedes-AMG E63.

Sipas disa fotografive të postuara në “GermanCarForum”, E63 do të ketë motor 4.0-litërsh biturbo V8 me 571 kuajfuqi, transmeton koha.net. Kjo do t’i mjaftonte modelit që përshpejtimin prej 0 në 100 kilometra për orë ta arrinte për 3.7 sekonda, ndërsa top shpejtësia do të jetë 250 km/orë.

Sa i përket E63 S, ai raportohet se do të ketë motor 612 kuajfuqi dhe përshpejtimin prej 0 në 100 kilometra në orë do ta arrijë për 3.5 sekonda. Shpejtësia maksimale do të jetë e limituar në 250 km/orë.

Të dy veturat vijnë me marsh prej nëntë shpejtësish që fuqizon rrotat e pasme. Pritet edhe versioni që tërheqë me të gjitha rrotat.

scroll to top