Slider

Publikohen pamje të qytetarëve serbë që pretendojnë se janë sulmuar nga Njësia Speciale në Bërnjak

Mediumi lokal në Mitrovicën e Veriut, Kossev, ka raportuar sot se tre të rinj të komunitetit serb në veri janë rrahur nga pjesëtarë të njësiteve speciale të Policisë së Kosovës në veri.

Kossev ka publikuar pamje nga autoambulanca teksa sjell tre të rinj nga Zubin Potoku me inicialet: Z.T., J.T. dhe D.V., në spitalin e Mitrovicës së Veriut.

Sipas tyre, anëtarët e njësisë speciale të Policisë së Kosovës i sulmuan ata sot fizikisht. Ata kanë thënë se kanë pësuar lëndime në pjesët e brinjve dhe gjoksit.

Pritet që drejtori i Spitalit të Mitrovicës së Veriut, Zlatan Elek t’u drejtohet mediave sot gjatë ditës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button