Slider

Publikohet edhe fotografia e Beg Rizajt pas vrasjes gjatë luftimeve në Kumanovë

Gjatë ditës së martë është publikuar fotografia e Mirsad Ndrecajt pas vrasjes gjatë luftimeve në Kumanovë, shkruan GazetaDemos.

Kjo fotografi e publikuar për herë të parë, i dha fund diskutimeve në lidhje më atë që diskutohej se a ishte vrarë para apo pas dorëzimit tek autoritet maqedonase.

Por, ky debat zhvillohej edhe për Beg Rizajn, bashkëpuntori i ngushtë i Ndrecajt.

GazetaDemos ka siguruar fotografinë ku shihet edhe Beg Rizaj i vrarë gjatë luftimet në maj të 2015 në Kumanovë.

Grupi i Kumanovës ka numëruar mbi 40 anëtarë, ndërsa 746 vjet burgim për veprën terrorizëm ishin dënuar gjithsej 37 persona, shumica shtetas të Kosovës, të cilët u shpallën fajtorë për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015.

Të dënuarit nuk e pranojnë dënimin e tyre, ata kërkojnë që rasti i Kumanovës të rihetohet nga ndërkombëtarët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button