Pulla e re postare maqedonase, me imazhin e Ali pashë Tepelenës

Me rastin e manifestimit të Ditës së Flamurit, Instituti i Trashigimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve (ITSGKSH) në Shkup, sot do të organizojë dy evenimente.
I pari do të jetë në bashkëpunim me Postën e Maqedonisë, ku do të promovohen pullat e reja postare me dy figura të shquara të historisë kombëtare, Ali Pashë Tepelenës dhe Dr. Ibrahim Temos.
I dyti eveniment do të jetë me Institutin e Historisë së Tiranës, ku do të promovohet libri i autorit Hamit Kokalari “ Shkupi – Konsiderata etnografike, historike, ekonomike – (1942)”, I përgatitur për botim nga Marenglen Verli.

scroll to top