Punët e paligjshme të Taravarit s’ka sesi të mbulohen

Taravari.jpg

Keqpërdorimi i shkollave për qëllime politike, përfundimisht duhet të marrë fund dhe kompetencat kadrovike nuk duhet trajtuar si pronë politike e askujt. Lajmi i mirë është se me ligjet e reja në arsim, kryetarët e komunave nuk do te kenë mundësi si sillen si “sherifë” me shkollat, drejtoret dhe mësimdhënësit. Prandaj, kryetarë komunash si puna e Arben Taravarit (që të vetmin preokupim ka drejtorët e shkollave) përfundimisht nuk duhet të kenë vend në krye të komunave, aq më tepër kur për një dalje publike janë në gjendej të shtrembërojnë të vërtetat dhe situata juridike. Megjithëse, për kryetarë të cilët nuk ia kanë haberin as nga drejtësia dhe as nga qeverisja lokale, nuk është çudi që aktgjykimet ti trajtojnë si aktvendime, gjoja në mbështetje të vendimeve të veta të paligjshme.

Aktgjykimi, nuk thotë askund se Gjykata Administrative ka vlerësuar që komuna paska vepruar në mënyrë të ligjshme kur ka shkarkuar dhe emëruar drejtorët e shkollave – sikurse do ti kishte konvenuar Taravarit dhe as se Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk paska vepruar siç duhet kur i ka marrë kompetencat në këtë segment. Për fatin e keq të Taravarit, Aktgjykim në fjalë i le Ministrisë të Arsimit dhe Shkencës të hapura dy mundësi, pra të zgjedh të nxjerrën tjetër Vendim për marrjen e kompetencave komunës ose të ankimojë Aktgjykimin në Gjykatën e Lartë Administrative. Sa për sqarim, Aktgjykimi në të cilin thirret Taravari ka të bëjë me çështje teknike në (mos)kompletimin e dokumenteve të cilat ishin objekt i lëndës në fjalë.

scroll to top