Punonjësit e administratës gjyqësore, në protestë dyorëshe

Gjykatat kanë pasur dy orë ndërprerje të punës, për shkak të protestës së një pjese të administratës gjyqësore.

Zyrtarët gjyqësor, në ora 10:30 minuta, i kanë lëshuar seancat dhe dy orë kanë qëndruar para gjykatave në shenjë të protestës për shkak të Ligjit për shërbimin gjyqësor, për të cilin thonë se është me plot paqartësi. Sindikata vlerëson se ligji i cili është në fuqi është i nënvlerësuar, i sjellë në shpejtësi dhe i pazbatueshëm në praktikë. Kërkojnë zvogëlim të dënimeve dhe ndryshime të mënyrës së vlerësimit të punës së administratorëve.

Administrata gjyqësore, ka vendosur të protestojë për shkak se takimi me ministrin për Drejtësi, Adnan Jashari, nuk ka sjellë ndryshime ligjore.

scroll to top