Putin: Avioni rus u rrëzua sepse cënonte tregtinë e naftës mes Turqisë e ISIS

Presidenti rus Vladimir Putin tha se Rusia ka marrë informacione sekrete që konfirmojnë se depozitat e naftës, të kontrolluara nga Shteti Islamik kalojnë sasira nafte të përmasave industriale përmes Turqisë.
Kjo sipas Putin, ka bërë që Turqia të rrëzojë avionin rus, pas sulmeve të vazhdueshme të Rusisë në rafineritë e naftës në Siri, të kontrolluara nga ISIS. Sulmi i avionit rus nga ana e Turqisë është cilësuar nga Putin si një “gabim shumë i rëndë”. Presidenti rus i dha këto deklarata në Samitin e Klimës në Paris.
“Për momentin ne kemi marrë informacion shtesë, që konfirmon se nafta e dalë nga depozitat që kontrollohen nga ISIS futet në territorin turk në një shkallë indrustriale. Ne kemi çdo arsye për të besuar se vendimi për të rrëzuar avionin tonë ishte i udhëhequr nga dëshira për të siguruar transportin dhe rrugët transportuese të kësaj nafte, që kalon në porte, më pas në kargo e më tutje në Turqi” tha Putin.
Putin ka shtuar se shumë terroristë kanë abuzuar me regjimin pa viza mes Rusisë dhe Turqisë për të lëvizur lirisht mes vendeve, duke shtuar se Ankaraja ka dështuar në detyrën për të adresuar këtë çështje, pasi e ngriti Rusia. “Kemi kohë që i kërkojmë Ankarasë që të ketë kujdes” ka thënë Putin pasi shumë terroristë aktivë, në zona të vecuara të Rusisë, përfshi këtu edhe pjesën veriore të Kaukazeve kanë “mbjellë në territorin turk”.- ka sqaruar Presidenti Rus.
Në përgjigje të pyetjes nëse Moska kërkon të formojë një koalicion të gjerë anti- terrorist, Putin tha se Rusia kaherë ka mbështetur këtë lloj iniciative: “Por kjo nuk mund të bëhet teksa dikush vijon të përdorë një një numër organizatash terroriste për të arritur qëllimet e veta”- tha Putin.
scroll to top