Putin përzë Sorosin nga Rusia, përbën rrezik ndaj sigurisë kombëtare

Pas hakmarrjes së rëndë komerciale dhe personale kundër Turqisë, që pasoi rrëzimin e një avioni një javë më parë, Rusia godet rëndë: prokurori i përgjithshëm rus ka lëshuar një deklaratë zyrtare.
Sipas deklaratës, Fondacioni Soros dhe “Open Society Institute” i George Soros, afaristi financiar më i njohur në botë për propagandën dhe mbështetjen në valët e emigracionit në Evropë, si edhe ndaj grushtit të shtetit në Ukrainë vitin e kaluar, (siç tregohet edhe nga dokumentet e shumta konfidenciale), janë “grupe të padëshirueshme” raporton “ilprimatonazionale”.

Në këtë Deklaratë Zyrtare ndalohen qytetarët dhe organizatat ruse që të marrin pjesë në ndonjë nga projektet e tyre.

Në deklaratë thuhet se këto organizata, kryesuar nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur, paraqesin një “kërcënim për themelet e rendit kushtetues të Rusisë dhe të sigurisë kombëtare”.

Gjithashtu nënvizohet fakti se Ministria e Drejtësisë do të informohet rregullisht mbi aktivitetet e tyre, dhe se të njëjtat organizata do të përfshihen në listën e grupeve të huaja të padëshirueshme.

Në fakt, që nga korriku i kaluar prokurorët rusë po hetojnë aktivitetet e filialeve të Soros, pjesë e 12
grupeve të përfshirë në listën e miratuar nga Senati Rus në vitin 2014.

Mbi këto grupe kërkohet monitorim më i afërt për shkak të aktiviteteve të ashtuquajtuara anti-ruse.

Të gjitha këto grupe janë me origjinë amerikane ose të lidhura me njerëz të klasifikuara si pro amerikanë apo demokratë të tjerë të afërt më SHBA-në dhe formacioneve të tjera liberale apo të krahut të majtë.

Pasi një grup cilësohet si “i padëshirueshëm”, asetet e tij në Rusi duhet të ngrihen, zyrat të mbyllen dhe të ndalohet shpërndarja e çdo materiali informues dhe propagandues, madje janë subjekt edhe të dënimit me gjoba të rënda apo edhe burg.

Pyetja që lind në këtë pikë është nëse një përballje e këtij lloji do të shkaktonte reagim perëndimor, duke bërë që SHBA dhe Europa të vendosin për zgjatjen e sanksioneve në Kremlin, apo të karakterit ushtarake.

Çfarë është e sigurt është se të filantropiot Sorros, ka shumë që i detyrohen në jetë, duke përfshirë edhe politikanë apo presidentë aktualë të superfuqisë përtej Atlantikut. /parrotlla.net/

scroll to top