Putin: Shkatërroni çdo gjë që rrezikon ushtrinë tonë!

Në një konferencë për shtyp në Moskë, presidenti Putin theksoi se militantët në Siri përbëjnë rrezik edhe ndaj Rusisë me çka shtoi se çdo gjë që cenon ushtrinë ruse do të shkatërrohet. Në anën tjetër, ministri i mbrojtjes Shojgu tha se ndikimi i ISIS-it është duke u zgjeruar vazhdimisht.
“Ndërhyrjet e ushtrisë ruse në Siri janë duke u koordinuar vazhdimisht me shërbimet speciale të Rusisë siç është FSB, të cilët janë duke zbuluar celulat e terroristëve, përfshirë edhe ato të Shtetit Islamik”, tha Putin, raportojnë mediat ruse.

Ai tha se çdo forcë që kërcënon ushtarët rus në Siri duhet shkatërruar.

“Të gjitha caqet që e kërcënojnë grupin tonë ushtarak apo infrastrukturën tokësore duhet menjëherë të shkatërrohet”, tha Putin në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ai tha se mbi 5,000 pjesëtarë të Ushtrisë së Lirë Siriane janë duke vepruar në anën e terroristëve.

Ndërsa ministri i mbrojtjes Shoigu tha se ndikimi i terroristëve është duke u zgjeruar vazhdimisht.

“Ekziston rreziku që veprimet e tyre mund të zgjerohen drejt Azisë Qendrore dhe Kaukazit”, tha ai.

scroll to top