Putin:Nga ISIS nuk dua asnjë të gjallë! Franca nis 7 mijë “trupat e vdekjes”.Hillary Clinton:Luftë me ushtri!

Rusia dhe Franca po bombardojnë çdo ditë shtetin islamik. Presidenti rus Vladimir Putin ka qenë i prerë me vartësit e tij duke u dhënë një urdhër të qartë: Mos mbani asnjë xhihadist të burgosur.Putin u ka thënë shefave të ushtrisë që të mos mbajnë pengje, por të vrasin çdo xhihadist që u del përpara.

Siç raporton Russia Today fraza lakonike e Putin ka qenë “Asnjë të burgosur”, duke lënë të kuptojë duhet eleminuar çdo terrorist .RT raporton gjithashtu se zv/presidenti i Këshillit të Federatës Ruse Frants Klintsevich ka kërkuar rikthimin e dënimit me vdekje në Rusi.

Ditët e fundit ka pasur sinjale për atentate në Moskë ndaj gjyqësori rus kërkon rikthimin e dënimit me vdekje si dënim kapital për terroristët. Putini me presidentin francez Hollande jane në frontin e parë kundër ISIS, duke kaluar nga antipatia që kishte ndaj Putin për rastin e Ukrahinës në simpati për vendimarrjen ndaj ISIS. Kuotat publike për Putin kanë arritur pikët maksimale, ndaj shikohet si një shpresë se do të zhdukë krejt ISIS, duke hyrë me ushtarë në tokën që ka zaptuar sot shteti islamik. Krejt Europa dhe SHBA janë në ankthin dhe panikun e sulmeve terroriste. Rusia dhe Franca po dërgojnë aeroplanmbajtëset më të mëdha që mban mend historia e luftës.

Hollande dhe Putin janë në koalicion kundër ISIS, ndërkohë që Rusia po bën gati të nis për në luftë ,për të zhdukur shtetin islamik, 150 mijë ushtarë. Disa shtete si Italia,etj në BE të frikësuar nga sulmet terroriste kanë deklaruar se nuk do të sulmojnë shtetin islamik. Në SHBA ka mbështetje politike e publike ndaj Francës, por akoma nuk është vendosur për të dërguar ushtarë në terren.

Luftanijet ruse janë pozicionuar në det në krah të luftanijes më të madhe franceze “Charles de Gaulle” duke e mbështetur në sulmet kundër ISIS. Një marrëveshje e heshtur midis Rusisë dhe Francës për të shkatërruar ekstremistët. Lajmin e ka bërë të ditur admirali rus Viacheslav Popov. Grupi i luftanijeve ruse në detin Mesdhe e udhëhequr nga luftanija “Moscow” do të bashkëpunojë me luftanijet franceze në “sinjalizimin e objektivave dhe goditjen e tyre”. Ka qenë vetë Putin që ka dhënë urdhrin e bashkëpunimit.Lajmi i fundit është se mësohet se pas nisjes së sulmeve nga ajri, Franca do të luftojë Shtetin Islamik edhe me trupa tokësore. Mediat ndërkombëtare raportojnë për dërgimin në Siri të repartit special të njohur me emrin “Legjioni i Huaj”. Janë 7 mijë ushtarë elitë, të stërvitur mjeshtërisht për eleminim.

Specifika e këtij reparti është se ka në përbërjen e tij trupa nga cdo shtet, që janë të gashëm të luftojnë në këmbim të parave. “Legjioni i Huaj” është themeluar nga Karli i X-të në vitin 1831, me rastin e pushtimit të Algjerisë.

Qëndrimi i Hillary Clinton dhe Donald Trump

Sulmet e Parisit vendosën më fort se kurrë ISIS-in në agjendën e kandidatëve për presidentë në Shtetet e Bashkuara.Kandidatja demokrate, Hillary Clinton deklaroi se ISIS është zemra e terrorizmit modern dhe duhet të luftohet në tri shtyllat e tij.

“Një enklavë në Irak dhe Siri, një rrjet ndërkombëtar terrorist që shkon përtej rajonit të kësaj enklave dhe një lëvizje ideologjike e xhihadizmit radikal. Këto të trija duhet të luftojmë dhe t’i mposhtim”, tha Clinton.

Ish-sekretarja e Shtetit është distancuar nga strategjia e Barack Obama-s për të mposhtur ISIS-in. Ajo nuk përjashton dërgimin e trupave në terren, megjithëse jo në masën e parë në Irak dhe Afganistan.“Shtetet e Bashkuara janë në këtë luftë me ISIS-in prej më shumë se një viti, ndaj është koha për një fazë të re dhe më të përshkallëzuar të përpjekjeve tona”, tha Clinton para Këshillit të Marrëdhënieve me Jashtë të Nju Jorkut.

Terrorizmi është vendosur në qendër edhe të kandidatëve republikanë. Donald Trump reagoi përmes një deklarate kontraverse duke thënë se “nëse do të zgjidhej president, mund të mbyllte të gjitha xhamitë në Shtetet e Bashkuara”.

Lajm I fundit

ISIS ka pësuar dëme të rënda, për të tretën ditë radhazi nga bombardimet ruse.Avionët rusë kanë fluturuar më shumë se 100 herë mbi bazat e grupit terrorist këtë të enjte, duke kryer bombardime.

Vladimir Putin ka dhënë urdhër që ushtria ruse t’iu japë goditje përfundimtarëve terrroristëve, pas konfirmimit se ata janë përgjegjës për rrëzimin e avionit rus në Egjipt, ku humbën jetën 224 persona. Avionët rusë kanë goditur rafineritë e naftës, depot e municionit dhe baza të ndryshme të ISIS.

Tashmë terroristët duket se i kanë pisk punët.

scroll to top