Që të mos gaboni gjatë pregaditjes, mësoni se si bëhet më së miri brokoli

brokoli-super-food-600x300.jpg

Përbërësit:

  • 500 g brokoli
  • 2o0 g proshutë e pjekur
  • 4 vezë
  • 1 gotë qumësht
  • pak kripë dhe piper të zi

Përgatitja:

Vendosni brokolin të ziejë në ujë të bollshëm me pak kripë ose në avull. Hiqeni dhe lëreni të ftohet. Rrihni vezët me pak kripë dhe piper të zi. Shtoni në të qumështin, proshutën e prerë në kubikë dhe brokolin. Përziejini. Lyeni një tavë me pak vaj ulliri dhe shtoni në të komposton me brokoli dhe vezë. Piqeni në furrën e nxehur më parë në 200° për rreth 20 minuta ose kur të shikoni që masa është mpiksur. (ilirianews.mk)

scroll to top