Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi ndryshime për orën policore

qeveria.jpg

Në seancën e 38-të të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, gjithashtu u miratua edhe ndryshimi në kufizimin e lëvizjes për personat me aftësi të kufizuara, transmeton Portalb.mk.

“Për këta qytetarë tanë, nuk do të vlejë ndalesa për lëvizje në periudhën nga 19:00 deri 20:00, prej të hënës deri të premten, ndërsa ditët e fundjavës nga 11:00 deri 13:00”, njoftojnë nga Qeveria.

Sipas Qeverisë, kjo masë për qarkullim vlen edhe për personat që I shoqërojnë këta qytetarë në këtë periudhë.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut informoi se në 24 orët e fundit, tre persona të infektuar me virusin korona kanë ndërruar jetë. Gjithashtu, janë regjistruar 18 raste të reja të të infektuarve me virusin korona. MSH-ja informoi se viktima e tretë është lehona 27 vjeçare nga Kumanova, pozitive në virusin korona.

scroll to top