Qeveria e Maqedonisë sot mori 72 milionë euro borxh nga bankat vendore

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev thotë se huamarrja e sotme e qeverisë në bankat vendore është e paligjshme. Ai nga bankat kërkoi të nisen nga interesi i shtetit dhe i qytetarëve dhe mos ta financojnë qeverinë. Zaev porositi se Komisionit Shtetëror i Zgjedhjeve, me refuzimin e vetos, por edhe bankat do të përballen me përgjegjësi penale.
“LSDM-ja do të bëjë çmos për të parandaluar korrupsionin zgjedhor dhe keqpërdorimin e fondeve publike për qëllime elektorale. Bankat duhet të mbajnë llogari për çfarë qëllime financojnë”, tha Zoran Zaev, lider i LSDM-së.
Ndaj akuzave të Zaevit, reagoi Guvernatori i Bankës Popullore, Dimitar Bogov.
“Partitë politike mos të përziejnë bankat në betejat e tyre politike. Bankat komerciale kanë lirinë e plotë dhe të drejtën për të vendosur se ku do ti destinojnë pasuritë e tyre likuide në përputhje me politikat e veta të biznesit”, deklaroi Dimitar Bogov, guvernator i BPRM.
Një reagim i ngjashëm erdhi nga Ministria e Financave.
“LSDM-ja opozitare të mos ndërhyjë në politikat e biznesit të bankave dhe bizneseve. Me realizimin e sotëm të ankandit sigurohet likuiditeti i nevojshëm për zbatimin e buxhetit, siç është planifikuar”, thuhet në reagimin e ministrisë së financave.
Megjithatë, bankat nuk e dëgjuan LSDM-në. Ata donin të blejnë bono shtetërore dhe obligacione shtetërore në shumën prej 93.4 milionë euro, ndërsa Ministria e Financave lëshoi vetëm letra shtetërore në vlerë prej 72.6 milionë euro./ Alsat-M

scroll to top