Qeveria e “okupuar” me dy protesta paralele

Aktivist nga më shumë organizata jo qeveritare bashkërisht nën platformën “Meritojmë më mirë” për momentin janë duke protestuar para Qeverisë, për shkak të harxhimeve enorme të pushtetit, transmeton zhurnal.mk

Ata janë duke përcjell porositë:” Meritojmë të jetojmë më mirë”, “Meritojmë të jetojmë” e kështu me radhë. Ata po kërkojnë që cilësia e shërbimeve të institucioneve të mos varet nga presionet partiake, njofton Nova Tv.
Përderisa aktivistët janë duke protestuar, nga ana tjetër, ish të punësuarit në OHIS përsëri janë mbledhur paqësisht për të kërkuar nga pushteti që t`ia paguaj 24 pagat e ngelura nga firma e falimentuar shtetërore OHIS.
Për momentin disa përfaqësues nga ish të punësuarit po futen në Qeveri për pranim te zëvendës kryeministri Peshevski pas protestave të shumta ku kanë kërkuar që qeveria të gjej zgjidhje për problemin e tyre.
scroll to top