Qeveria “kërcënon” BE-në në dialogun me Serbinë (Video)

Deklarimet e djeshme se Kosova edhe këtë vit mund të mos ketë rekomandimet nga Këshilli Evropian për tu hequr vizat për qytetarët kosovar ka nxitur reagimin e Qeverisë së Kosovës.
Ekzekutivi i vendit në mbledhjen e tij të rregullt ka dal me një deklaratë lidhur me konkluzionet e Këshillit për çështje të Përgjithshme të Bashkimit Evropian mbi zgjerim, deklarata kjo shumë me e butë se ajo e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme Hashim Thaçi i cili gjatë ditës së djeshme por edhe në këtë mbledhje kritikoi BE-në për qasjen e saj ndaj Kosovës.
Ministri i Integrimeve Bekim Çollaku ishte ai që lexoj deklaratën e Qeverisë, i cili tha se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të bëhet realitet pa vonesa./ 21 Media

scroll to top