Qyteti i Shkupit pasdite pritet të miratojë buxhetin e vitit 2016

Këshilli i Qytetit të Shkupit, sot në ora13:00, do të mbajë seancën e pesëdhjetegjashtë

Në këtë seancë, Këshilli i Qytetit të Shkupit do të punojë sipas rendit të ditës në vijim: Rendi i ditës -Miratimi i procesverbaleve të seancës së pesëdhjetekatërtë dhe pesëdhjetepestë të Këshillit të Qytetit të Shkupit.

1. Propozim-Plan i programeve për zhvillim për periudhën 2016-2018;

2. Propozim-Buxheti i Qytetit të Shkupit për vitin 2016, me Propozim-Vendim për realizimin e Buxhetit të Qytetit të Shkupit për vitin 2016;

3. Iniciativë për ndryshimin e çmimit të ujit të dërguar nga ana e NP “Ujësjellës dhe kanalizim“;

4. Propozim-Program për rregullimin e truallit ndërtimor në territorin e Qytetit të Shkupit për vitin 2016;

5. Propozim-Program për mirëmbajtjen e pastërtisë publike në territorin e Qytetit të Shkupit për vitin 2016;

6. Propozim-Program për realizimin e dezinsektimit në territorin e Qytetit të Shkupit për vitin 2016;

7. Propozim-Program për zgjidhjen e problemit me kafshët endacake në territorin e Qytetit të Shkupit për vitin 2016;

8. Propozim-Program për vendosjen flamurëve në territorin e qytetit të Shkupit me rastin e festave shtetërore dhe ngjarjeve të tjera në vitin 2016;

9. Propozim-Program për realizimin e aktiviteteve të lidhura me numërtimin e objekteve në territorin e Qytetit të Shkupit për vitin 2016;

10. Propozim-Program për përgatitjen e planeve urbanistike të qytetit të Shkupit për vitin 2016;

11. Propozim-Program për përkrahjen e zhvillimit ekonomik lokal të Qytetit të Shkupit për vitin 2016;

12. Propozim-Program për financimin e projekteve për zhvillimin e artizanatit, hotelerisë dhe tregtisë të Qytetit të Shkupit për vitin 2016;

13. Propozim-Program për propagandë të përgjithshme turistike dhe përmirësimin e kushteve për qëndrim të turistëve të Qytetit të Shkupit për vitin 2016;

14. Propozim-Plan për efikasitet energjetik të Qytetit të Shkupit për vitin 2016;

15. Propozim-Program i aktiviteteve nga fusha e mbrojtjes së ambientit jetësor dhe natyrës në territorin e Qytetit të Shkupit për vitin 2016;

16. Propozim-Program për aktivitetet e Qytetit të Shkupit nga fusha e arsimit të mesëm në vitin 2016;

17. Propozim-Program për aktivitetet në fushën e mbrojtjes sociale, fëmijëve dhe shëndetësore në qytetin e Shkupit për vitin 2016 dhe

18. Propozim-Vendim për dhënien e të lejes për ndërtim të infrastrukturës jokompatibile – ȿ3.

Seanca do të mbahet në sallën e madhe të Këshillit të Qytetit të Shkupit, baraka 13, bul. Ilinden” nr. 82.

scroll to top