Raineri dhe Vardy më të mirët e muajit në Premier League

Jamie Vardy, sulmues i Leicester Cityt dhe trajneri, Claudio Ranieri, trajner i ekipit në fjalë kanë marrë çmimin e futbollistit dhe trajnerit më të mirë të muajit nëntor.

Kështu së paku ka bërë të ditur Liga Premier Premier League, e cila ka përgëzuar dyshen e Leicesterit.

Vardy bëhet vetëm lojtari i katërt në histori që e fiton këtë çmim për dy muaj me radhë, pas Dennis Bergkampit (Arsenal), Cristiano Ronaldos (Manchester United)dhe Harry Kanet (Tottenham Hotspurs).

Derisa trajneri italian e ka fituar këtë çmim për herë të tretë në karrierë, ku dy të parat i ka fituar në shtator të vitit 2003 dhe mars të vitit 2004.

scroll to top