Rama letër biznesit të vogël

Kryeministri Rama i ka dërguar një letër sipërmarrësve që kanë një biznes të vogël, duke u shprehur mirënjohje dhe respekt për operimin me kasë fiskale, sikundër e parashikon ligji.

Rama e quan meritë të këtyre sipërmarrjeve uljen në zero të taksës mbi fitimin për biznesin e vogël. Kanceri i informalitetit e ka penguar Shqipërinë të luftojë varfërinë, shkruan Rama, ndërsa bën thirrje që lufta e përbashkët të vazhdojë pasi – siç thekson ai – ky problem është zmbrapsur, por nuk është mundur e aq më pak asgjësuar.

Në letrën e tij drejtuar biznesit të vogël, Rama nënvizon gjithashtu se përfitimet nga lufta ndaj informalitetit do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

scroll to top