Rama: Ndjesë për dekoratat e dhëna, Berisha i bëri veteranë

Nga Shkodra, Kryeministri Edi Rama kërkoi ndjesë për atë që mund të ketë shkaktuar dekorimi i torturuesit të At Zef Pllumit.

Në takimin me socialistët shkodranë, kreu i qeverisë tha se dekorimi ish – agjentit të Sigurimit të Shtetit, ka qenë thjeshtë një çështje teknike, pasi ai gëzonte titullin Veteran i Klasit të Parë, që nga viti 1996, kur President ishte Berisha.

Duke u ndalur në protestën e opozitës më 8 Dhjetor, kryesocialisti Rama tha se është absurde që bunkeri cilësohet si shenjë nderimi për komunizmin.

Rama u është përgjigjur edhe akuzave se, nga Saranda, ai ofendoi shqiptarët e Veriut. Sipas tij, këto akuza janë shpifje të opozitës, pasi fakti që deri tani janë shpërdarë 40 mijë legalizime, tregon hapat me të cilat ka ecur ky proces.

scroll to top