Rama: Reforma të brendshme në PS

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ripërsëriti sot nga Gjirokastra në kuadrin e turit “Ta pastrojmë Shqipërinë” nevojën e një reformimi të brendshëm të Partisë Socialiste jo vetëm për nevojën e kësaj partie, por edhe si mbështetje për të vazhduar me tej me reformat e munguara në 20 vjet, sipas tij.

Rama këmbënguli edhe njëherë se Partia Socialiste nuk mund të jetë një trampolinë për t’u hedhur në një vend pune në shtet. Si shembull i kësaj, ai u ndal tek reforma në arsim.

“Kam parë reagime të shpeshta në lidhje me arsimin, por ne jemi krenarë për reformën që po shpëton shkollat nga kthetrat e politikës, deklaroi kryeministri.

Rama kërkoi gjithashtu nga strukturat që të hapen ndaj qytetarëve dhe për të mos kufizuar anëtarësinë në një fis, lagje apo pallat.

scroll to top