Rama: Shqipëria pa mua, si Juventusi pa Ronaldon

auto_edi-rama-620x413-640x3801498816162.jpg

Kryeministri Rama u shpreh dje në parlament se do të shkonte në Itali për të rregulluar imazhin e vendit të prishur nga opozita.

Por i ftuar mbrëmë në emisionin “Porta a Porta” në “Rai Uno”, kryeministri e krahasoi situatën politike me skuadrën e Juventusit dhe veten e tij me Ronaldon.

“Ata u larguan nga Parlamenti dhe thanë që kryeministri duhet të largohet. Pra, Juventusi duhet të largohet dhe të krijohet një skuadër të re pa Cristano Ronaldon.

Pra, ata u larguan nga Parlamenti, ndërkohë që deputetët po zëvendësohen me pasuesit në lista.

Në qershor janë zgjedhjet, por ata kanë bërë të njëjtën gjë edhe në zgjedhjet e shkuara.

Sipas sondazheve të mija janë me keq se opozita e juaj”, deklaroi Rama.

scroll to top