Ramadani: Votimi është e drejtë demokratike dhe përzgjedhje e lirë e çdo qytetari

ramadani.jpg

Zgjedhjet lokale në MKD

Votimi është e drejtë demokratike dhe përzgjedhje e lirë e cdo qytetari.

Shkruan: Nehat Ramadani

Ne si qytetarë, duhet shfrytëzuar këtë të drejtë pasi është rast i vetëm ku vendoset se kush dhe si, do të menaxhojë me paranë tonë publike për një periudhë jo të shkurtër, por këtër vjecare (koha nuk rikthehet, dhe cdo ditë është e rëndësishme, e most ë flasim për vite).

Zgjedhjet lokale në MKD, duhet të shërbejnë për konkurrencë të drejtë dhe të denjë të kandidatëve potencial, pasi në zgjedhje lokale, ato janë në qendër të vëmendjes dhe jo domosdoshmërisht partitë politike.

Kandidatët duhet të garojnë me projekte lokale konkrete dhe jo me “folklore dhe zhargone nacionale kafiterish, muhabete të papërcaktuara”.

Popullata është vetëdijësuar,, dhe kërkon “vepra konkrete”.
Sipas meje, dy cështje janë përcaktuese, edhe atë:

1. Pritjet e qytetarëve, – Secili ka pritjet e tij/saj. Pritjet e mia p.sh. janë “përmirësimin e mjedisit ku jetojmë dhe veprojme, ne dhe familja që na rrethon”.

2. Kandidati më optimal që ka potencialin për plotësimin e pritjeve tona – Vlerësimi i profilit të secilit kandidat që ka kapacitetin, zotësitë, potencialin, ekipin dhe palet mbeshtetese. për t’i realizuar pritjet tona?- Këtu përfundon gjithcka.

Gjithcka tjetër, është folklor dhe humbje kohe!

#ZgjedhjeTeCivilizuara

 

scroll to top