Ranieri paralajmëron revolucion tek Roma, nëse dështon kualifikimi në Ligën e Kampionëve

roma-real.jpg

Trajneri i Romës, Claudio Ranieri, ka paralajmëruar ndryshime të mëdha tek skuadra e Romës.

Këto ndryshime sipas teknikut italian do të ndodhin në rast se skuadra nga kryeqyteti i Italisë dështon të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Të gjitha këto fjalë erdhën pas ndeshjes ndaj SPAL, ku Roma u mposht 2:1, e që sipas Ranierit ishte e merituar.

“Ne luajtëm kundër një skuadre dhe ne nuk ishim skuadër. Tentime pa organizim nuk janë të mjaftuara” ka thënë italiani, transmeton lajmi.net.

“Ne humbën thuajse çdo duel, sidomos ato të luajtura me këmbë, dhe mund të shihni dëshpërimin e tyre” ka thënë tutje ai.

“Nëse Roma kualifikohet në Ligën e Kampionëve është mirë. Nëse jo, atëherë shumë pak nga këta do të kenë mundësi të paraqiten. Ju kam thënë djemve që nga dita e parë se duhet ta tregojnë vetën” ka thënë ndër të tjerash ish trajneri i Leicester.

Pra, synimi i Claudio Ranierit është i qartë; Kualifikimi në Ligën e Kampionëve, ose revolucioni në skuadër.

scroll to top