Rasti i Kadaj-Bujupit, në Gjykatën Kushtetuese

Donika Kadaj-Bujupi po pretendon se i janë shkelur të drejtat kushtetuese si qytetare dhe si deputete e Republikës së Kosovës.

Argumentet për këto shkelje i ka listuar avokati i saj, Arianit Koci, në një kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë që e ka dorëzuar dy ditë më parë në Gjykatën Kushtetuese, shkruan sot Koha Ditore.

Duke e cilësuar rastin si urgjent, ai ka kërkuar të miratohet masa e përkohshme deri në vendosje meritore për këtë çështje; të ndërpritet menjëherë paraburgimi, të konstatohet se ka pasur shkelje të Kushtetutës me rastin e arrestimit dhe caktimit të paraburgimit dhe të anulohet vendimi i Gjykatës së Apelit.

Koci ka dhënë argumente që lënda duhet të pranohet dhe të vendoset në favor të deputetes, ani se nuk janë shterur të gjitha mjetet juridike që është Gjykata Supreme.

scroll to top