RDK kërkon votat e PDSH-së, ato pak që i kanë mbetur!

Artan Dika nga Rilindja Demokratike Kombëtare në profilin e tij në Facebook kërkon që edhe PDSH-ja t`i bashkohet bllokut opozitar. Ai shprehu haptas dëshirën që 10.000-20.000 votat që supozohet se i kanë mbetur PDSH-së, të shkojnë për bllokun opozitar, gjegjësisht për RDK-në.

“Mendoj se është shumë pozitive që edhe PDSH-ja t’i bashkangjitet bllokut opozitar shqiptar, por me kusht që të zgjedh në krye të saj një kryetar të ri, meqë kryetari i saj i deritanishëm është shkaku i dështimit të saj të përjetshëm dhe nxitjes së aversionit dhe mospëlqimit të njerëzve.

Është pozitive që ato 10.000-20.000 votat që i kanë mbetur PDSH-së të mos i shkojnë BDI-së, kah po i drejton kryetari i saj aktual, ose të mos shkojnë kot, por të orientohen kah opozita shqiptare.”, shkroi Dika, transmeton ilirianews.mk
download (6)

scroll to top