Reagimi i UEFA pas vendimit të CAS: U vërejt se nuk kishte prova të mjaftueshme

uefa.png

Manchester City do të jetë edhe vitin tjetër pjesë e Ligës së Kampionëve, pasi akuzat e CFCB për shkelje të Fair Play Financiar nuk kanë pasur prova të mjaftueshme.

Pas këtij vendimi, UEFA ka reaguar me një komunikatë zyrtare për të njoftuar më hollësisht për rastin.

“UEFA vëren se CAS gjeti se nuk kishte prova të mjaftueshme përfundimtare për të mbështetur konkluzionet e CFCB në këtë rast specifik dhe shumë prej shkeljeve të pretenduara u ndaluan me kohë për shkak të periudhës pesë vjeçare të parashikuar në rregulloret e UEFA”, thuhet në komunikatën e UEFA, transmeton lajmi.net.

“Gjatë viteve të fundit, Fair Play Financiar ka luajtur rol të rëndësishëm në mbrojtjen e klubece dhe ka ndihmuar ata që të bëhen më të qëndrueshëm financiarisht dhe UEFA dhe ECA të qëndrojnë të përkushtuara ndaj parimeve të saj”, thuhet tutje.

Lajmi për triumfin i Man City në CAS nuk i shkon për shtati skuadrave si Leicester, Man Utd e Chelsea. /Lajmi.net/

scroll to top