Reagon Musliu pas informatës se është përcjellur nga shërbimet

Pas informatës se është përcjellë nga pjesëtarët e DSK, ka reaguar edhe vet analisti Albert Musliu.

 

“Jam i shqetësuar edhe pse mund të paramendoj se në çfarë skajshmërie ka mundur të shkojë regjimi i kaluar. Megjithatë ky është një shqetësim, si për mua, ashtu edhe për familjen time dhe bashkëpunëtorët e mi. Prandaj do të përdorë të gjitha mundësitë institucionale dhe gjyqësore që përgjegjësit të ndëshkohen dhe të gjejë satisfaksionin tim personal”, është shprehur Musliu.

scroll to top