Reali dëshiron Zidanin

Ecuria jo e mirë e Rafa Benitez ka bërë që presidenti Florentino Perez të mendojë për pasuesin e mundshëm të tij. Mediat spanjolle po flasin gjithnjë e më tepër për një zëvendësim të mundshëm të trajnerit spanjoll me legjendën e këtij klubi, Zinedine Zidane.

Marca e hapte kështu ditën e sotme gazetën me kryeartikullin, “Zidane në nxehmje”, duke lënë të nënkuptohet se Benitez ndodhet në fije të perit pas rezultateve jo të pritshme.

Aktualisht Zidane drejton Real Madrid Castilla, por nuk do të mund të refuzonte dot ofertës për të drejtuar Realin e Madridit nëse Perez do t’a telefononte.

Edhe në Francë janë të sigurt për faktin se Zidane do të marrë vendin e Benitez. “Reali voton për Zidane” është titulli i faqes së parë të prestigjiozes “L’Equipe”.

scroll to top