Reali ia merr Marianos numrin ‘7’ dhe ia dhuron Eden Hazardit

hazard10.jpg

Përfundimisht, Eden Hazard do ta veshë fanellën me numrin ‘7’ sezonin 2019/20, kurse Mariano ’24’

Real Madridi ka zbuluar numrat zyrtar të lojtarëve në faqen zyrtare të klubit dhe bie në sy numri i Eden Hazard.

Belgu, që u ble për 100 milionë euro në Chelsea, e ka veshur fanellën me numrin 50 në ndeshjet miqësore, për shkak se numri ‘7’ nuk ishte i lirë, Mariano vazhdon të këmbëngul që të mos largohet nga Reali.

Por, çdo gjë ka marrë fund, Real Madridit zyrtarisht ia ka marrë numrin ‘7’ Marianos për t’ia dhuruar Hazardit, kurse lojtari i akademisë së Los Blancos do ta bartë fanellën me numrin 24, nëse qëndron.

Numri i preferuar i Hazardit është ‘10’, por duhet të presë të paktën edhe një sezon, për ta liruar atë fituesi i “Topit të Artë” për vitin 2018, Luka Modric. Kështu, sezonin 2019/20, Hazard duhet të kënaqet me numrin e legjendave ‘7’.

Futbollistë të tjerë, do të bartin numrat; Lunin (25), James (16), Militao (3), Mendy (23) dhe Jovic (18). Rodrygo dhe Vinicius do t’i bartin numrat 27, respektivisht 28. /Gazeta Express/

scroll to top