Reali kërkon yllin e Barcelonës

Real Madrid do të transferojë një qendërmbrojtës gjatë verës së ardhshme
Trajneri Zinedine Zidane ka kërkuar edhe një mbrojtës për sezonin e ri, pasi nuk ka besim tek i riu spanjoll, Jesus Vallejo.

Sipas Don Balon, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është fans dhe dëshiron të transferojë francezin e Barcelonës, Samuel Umtit.

Mbrojtësi ka një klauzolë prej 60 milionë eurosh, shumë kjo që nuk do të ishte problem për Perez.

Por, për të marrë shërbimet e Umtitit, përveç Barcelonës, Realit i duhet të luftojë edhe me Chelsean dhe Manchester Unitedin. /Express/

scroll to top