Reali vuan për rezultate, por të huazuarit e tyre po shkëlqejnë tek skuadrat e tyre

huaz.jpg

Të huazuarit e Real Madridit, Achraf Hakimi, Sergio Reguilon dhe Martin Odegaard, të gjithë kanë pasur një super formë në skuadrat e tyre për sezonin 2019/20, duke shkaktuar dyshime por edhe kënaqësi për t’i kthyer ata në klubin që ka kartonin e tyre

Tifozët e Los Blancos do të dëshironin që këta lojtarë të kenë mundësi që ta tregojnë vetveten nën urdhrat Zindane, pasi që një numër i lojtarëve kanë pësuar lëndime këtë sezon.

Achraf Hakimi, në mes të dy skuadrave

Marokeni ka luajtur në mesfushë dhe ka shënuar dy herë për Borussia Dortmun kundër Slavia Pragës, ku goli i tij i parë erdhi nga ana e djathtë kurse i dytë nga ana e majtë.

Huazimi i tij dy vjeçar në Gjermani do të mbyllet verën që vjen dhe Real Madridi duhet të vendos nëse e ardhmja e tij do të jetë në kryeqytetin spanjoll.

Rikthimi i Reguilon varet nga Marcelo

ZIdane e ka bërë të qartë që mbrojtësi i ri i majtë duhet të huazohet për të pasur minuta, me Reguilonj që ju bashkua Sevillas në këtë verë për t’i ribashkuar forcat me Julen Lopeteguit, ish trajnerit të tij në Real Madrid.

Njëkohësisht, lëndimet e Jordi Alba dhe Jose Gaya do të bëjnë që ai të ftohet nga Kombëtarja e Spanjës për dy ndeshjet e radhës kundër Norvegjisë dhe Suedisë.

Në korrik ai pritet që të rikthehet në Los Blancos, me Ferland Mendy që ju bashkua klubit këtë verë, kështu që rikthimi i këtij lojtari varet krejtësisht nga paraqitja e Marcelos këtë sezon dhe largimi i mundshëm i tij në verë.

Odegaard: Njeriu që krijon vrima ajri në mesfushë

Norvegjezi është rikthyer në La Liga për t’ju bashkuar si i huazuar Real Sociedadit këtë verë.

Paraqitja e tij e për me Baskët ka qenë impresive dhe ai ka qenë njëri prej zbulimeve të reja deri me tani për sezonin 2019/20.

Ashtu siç raportoi Marca javën e kaluar, Real Madridi ende nuk ka vendosur dhe nuk dihet se cili është plani i tyre për të ardhmen e Odegaard.

Një kthim i tij në Los Blancos këtë janar është hedhur poshtë dhe klubi do të marrë vendim verën e ardhshme, posa që të merr fund ky sezon në Spanjë. /GazetaExpress/

scroll to top